ZBUTJA E KRYENEÇES

28

January

Mbi veprën

Një baba që kërkon të martojë vajzat e tij me kandidatët që do të sjellin më shumë fitim për të mbas martesave.Një dashuri me shikim të parë e cila ndalohet për shkak të një kushti: Duke parë kërkesat e mëdha për vajzën e vogël ,Batista vendos: Të martojë vajzën e madhe,Katerinën në fillim e më pas të voglën,Biankën.Nga ky kusht dalin në pah “Gjuetarët e Pasurisë” dhe një mori kompormisesh,komplotesh,karakteresh,martesa të cilat ngjasojnë më shumë me marrëveshje biznesi se sa të lidhjes përjetë me njeriun e zemrës.Shekspiri nuk humb aspak kohë dhe në këtë moment na prezanton me personazhin e Petruçios,i cili vendos të martohet me Katerinën (vajzën e madhe) për shkak të pasurisë.Por sapo prezantohet me të …..dicka ndodh.

Mbi autorin

William Shakespeare (në letërsinë shqipe i njohur si Uilliam Shekspir) ishte një dramaturg anglez që mendohet se lindi më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet.Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njejtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njëri ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore.