Programi i Transparencës

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive. Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP. Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

  • Struktura organizative/Organigrama KLIKO KËTU
  • Struktura e pagave SHKARKO KËTU
  • Funksionet dhe detyrat e A.P SHKARKO KËTU
  • CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
  • Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
    Procedurat që ndjekin funkionarët e lartë për të marrë vendime janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në mbështetje të ligjit Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.  Titullari I Institucionit në varësi të ankimeve ngarkon Drejtorin e Shërbimeve mbështetëse ose Drejtorin e Prodhimit, që së bashku  ose në mënyrë respective të zgjidhin ose japing përgjigje ankesave të ardhura. Vendimi Përfundimtar hartohet me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm.
  • Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
    Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e Teatrit Kombëtar Çdo person gëzon të drejtën e njohjes së një informacioni publik apo të një ankese drejtuar autoriteteve publike, ne përputhje me parashikimet e legjislacionit te zbatueshëm. Në Teatrin Kombëtar, për dërgimin e një kërkese ose ankese duhet të përdoret adresa postare, si më poshtë: Teatri Kombëtar, Rr. “Sami Frashëri”, pranë Qëndrës ArTurbina, Tiranë
    Ose përmes postës elektronike: info@teatrikombetar.gov.al Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve kryhet brenda afateve ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  • Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë)
  • Planet strategjike të punës
  • Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
  • Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AP

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

  • Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve) KLIKO KËTU
  • Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik KLIKO KËTU
  • Regjistri i realizimeve të prokurimit publik KLIKO KËTU
  • Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme

Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë

  • Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
  • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
  • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
  • Lista e dokumenteve që administrohen nga AP me afatet e ruajtjes
  • Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AP VKM_nr.381_dt.01.06.2022
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve VKM_nr.381_dt.01.06.2022
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
  • Procedura e ankimimit
  • Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për AP që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin/Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat dhe përgjigjet

Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.