Skenografe / Kostumografe
Mbi veprën
Vepra frymëzohet nga një ngjarje e vërtetë e Bremenit të vitit 1831.Ekzekutimi i fundit publik me prerje koke në këtë qytet ishte ai i një gruaje që kish helmuar me arsenik pesëmbedhjetë persona të familjes e rrethit të saj.Gjenia e Fassbinderit nxjerr nga kjo ngjarje e kronikës së zëzë tragjedi një borgjeze – agresivisht “naïve” – të jetës sociale, e cila nuk ka fortë lidhje me historinë reale.Personazhi kryesorë i veprës, Geshja e tij , vjen si një luftëtare spontane e përpjekjes së gruas për emancipim.Dhuna e saj është pjell e zhgënjimit.Aq e fortë është marrdhënia e saj me atë cka ajo vetë e ndjen si të shenjtë , sa ajo vret.
Mbi autorin
Rainer Werner Fassbinder (1945 – 1982) - Regjisor dhe skenarist filmi gjerman, autor, regjisor dhe aktor teatri, një nga përfaqësuesit më madhor të kinemasë së re gjermane të viteve 1960-1970.Me dyzet filma, njëzet vënie në skenë (të cilat 13 ishin pjesë të shkruara prej tij dhe 7 adaptime të bëra nga ai vetë), në vetëm 17 vjet, Fassbinderi është një fenomen i botës kinematografike dhe i asaj teatrore.Ai është cilësuar si Balzaku gjerman, vepra e tij është quajtur një “Komedi Njerëzore”, është krahasuar me Van Gogun përsa i përket problemeve të tij ekzistenciale dhe me Franc Kafkën për aftësinë e tij për ti shndërruar historitë në fabula. Thuhet se pas tij kinemaja nuk mund të ishte më e njëjta.Në historitë e Fassbinderit studiuesit kanë parë fabula dhe alegori politike.Thuhet se nëpërmjet fatit të personazheve të tij kryesorë që janë pothuajse femra, ai simbolizon Gjermaninë, ai i trajton ato me dashuri dhe me dhëmbshuri të madhe, ndonëse janë prostituta, skizofrene, handikapate … kriminele. Por finesa e artit të tij nuk i lë kurrë personazhet të bien në demostrim idesh, para se të bëhen simbol, ata janë njerëz prej mishi e gjaku e prej një realiteti që është i tyre, personal. Autori nuk e sakrifikon kurrë të veçantën e personazhit dhe të situatës, specifiken , anektodiken, në altarin e analizës politike.Kjo është e veçanta që ju jep aq shumë forcë veprave të tij.