Mbi veprën
Tri Motrat është një vepër që na kthen shumë mbrapa në histori. Në qëndër të veprës janë tri
motrat; Olga, Masha dhe Irena. Ngjarjet ndodhin në fillim të shekullit XX , në një fshat
provincial në të cilin tri motrat Prozorov jetojnë së bashku me vëllain e tyre Andrean. Olga,
motra më e madhe është mësuese në një shkollë, Masha viktim e një jete bashkëshortore jo të
lumtur dhe Irena, e cila ënderronte për Mosken dhe për jetën në qytet. Për Irenen dhe Andrean
Moska ishte simbol i një jetese më të mirë dhe simbol i një jetese më të bukur. Me vdekjen e
babait të tyre familja kaloi në dorë të Andreas i cili shumë shpejt do te martohej me Natashën,
një grua që kërkon të sundoj tri motrat e familjes Prozorov. Jetesa pranë Natashës bëhet gjithnjë
e më e vështirë për tri vajzat Prozorov. Tri motrat të palumtura nga jeta që bënin ëndërronin pafund të ktheheshin në Moskën e tyre të dashur. Andrea, shumë shpejt do të humbasë shtëpinë në bixhoz dhe Natasha do ti përzërë nga shtëpia tri motrat të cilat do të enden rrugeve duke kuptuar se si vlerat njerëzore zhduken dita ditës. Një dramë midis dëshirës për tu larguar drejt qytetit dhe midis ëndrrës për të mbajtur vlerat më të larta humane prezantohet vetëm në veprën Tri Motrat.
Mbi autorin
Anton Çehov ishte mjek, dramaturg dhe shkrimtar rus i cili konsiderohet si ndër shkrimtarët
më të mirë të tregimeve. Lindi më 29 Janar të vitit 1860 dhe vdiq më 15 Korrik 1904, nga
sëmundja e turberkulozit. Anton Çehov konsiderohet si mjeshtër i tregimit dhe si një ndër
dramaturgët kryesorë dhe më të rëndësishëm të fund shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit
të XX. Karriera e tij si dramaturg përfshin katër vepra të famshme klasike dhe tregimet e tij më
të njohura janë bërë objekte studimi nga shumë kritikë letrarë.Shkrimtari i famshëm rus në veprat e tij thekson rëndësinë e humanizmit në jetën njerëzore dhe rëndësinë e fshehur të aktiviteteve të
përditëshme. Në vitin 1879 autori vazhdoi studimet për mjekësi në Moskë. Për Çehov-in
mjekësia ishte një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së tij, duke u shprehur se “Mjekësia është
gruaja ime e ligjshme” ndërsa “ letërsia është e dashura ime”. Së bashku me Henrik Ibsen dhe
August Strindberg, Anton Çehov ishte ndër figurat kryesore që themeloi teatrin modern. Pas
shfaqjes “Pulëbardha”në vitin 1896 Çehov vendos të heq dorë nga Teatri pasi shfaqja nuk u prit
mirë nga audienca, por kjo shfaqje u ringjall sërisht në vitin 1898 nga Konstantin Stanislavski i
Teatrit Artistik të Moskës i cili vendosi në skenë gjithashtu “Xhaxha Vanja” dhe 2 veprat e tij të
fundit “Tri Motrat” dhe “Kopshti i Qershive”.Këto katër vepra konsiderohen si një sfidë për
aktrimin në tërësi, po ashtu dhe për publikun sepse në vend të një doktrine të zakonshme të teatrit
Çehovi na prezanton me “Teatrin e gjëndjes” dhe me “Zhytjen e jetës në tekst”.Në fillim të
karrierës së tij si shkrimtar, Çehov shkruajti tregime për të siguruar të ardhura financiare, me
kalimin e kohës ambicia e tij artistike filloi të rritej, kështu ai nisi të shkruaj tregime me
inovacione të spikatura të cilat kanë influencuar në zhvillimin e tregimit modern.Ai asnjëherë
nuk i kërkoi falje lexuesit për veshtirësitë e hasura gjatë leximit duke theksuar, se roli i një artisti
është të bëj pyetje dhe jo tu përgjigjet atyre.