MALLKIMI I FUKARENJVE

28

January

Mbi veprën

Vepra “ Mallkimi i fukarenjve “(1978) nga Sam Shepard në pamje të parë duket një vepër së cilës nuk ja përcakton dot stilin. Të jep përshtypjen sikur dhe vetë shkrimtari nuk është në gjëndje të vendosë nëse ajo është një vepër realiste që mbart një protestë të forte sociale apo një dramë simbolike! Nëse shkojmë më thellë brenda veprës do te vëmë re një dramë të ndërlikuar e cila kërkon të prekë tema thelbësore të vuajtjes njerëzore. Fatet e veçanta dhe bashkëkohore të çështjeve sociale dhe politike. Familja e cila e vuan këtë dramë është e rrethuar nga një mallkim, të cilit nuk i shmanget dot por Shepard nuk dëshiron ta specifikoj cili është mallkimi. Një dramë simbolike por pa alegori. Simbolikat e përdorura i hasim në forma rezonance të cilat i japin fuqi magjike veprës edhe pse përkojnë shumë pak me tematikën e saj. Vepra vepron në disa linja, ajo është e copëzuar dhe në disa raste jokoherente. Vende vende përngjan me disa filma të kategorisë B e njëherazi me tragjeditë Greke. Pikërisht brënda këtij lëmshi gjendet fuqia dhe madhështia e saj

Mbi autorin

Samuel Shepard Rogers i njohur me emrin Sam Shepard , lindi më 5 Nëntor të vitit 1943 në Fort Sheridan, Illinois. Babai i tij ishte mësues dhe fermer, i cili i shërbeu Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara gjatë Luftes së Dytë Botërore. Për këtë arsye dhe fëmijëria e tij ka qënë e paqëndrushme dhe gjithmonë në lëvizje. Gjatë periudhës së gjimnazit u ndez pasioni i tij për artin. Gjatë kësaj kohe dramaturgu dhe aktori i njohur i më shumë se 50 veprave filloi të shkruante poezi dhe të aktronte.Në vitin 1979 Shepard fitoi çmimin Pulizer për dramën “Fëmija i groposur”. Në qytetin e Nju Jorkut, Shepard njihet për kontributin e tij artistik duke u cilësuar si regjisori më i mirë dhe më i talentuar i gjeneratës së tij. Në vitin 1971 autori u shpërngul në Londër ku vazhdoi të shkruante, më pas në vitin 1974 në Amerikë ai punoi si regjisor në teatrin e magjishëm të San Françiskos , duke u rritur gjithnjë e më shumë profesionalisht. Veprat e tij njijhen kryesisht për ftohtësinë poetike, për elementet surealiste dhe për humorin e tij të zi. Shepard i ka përkushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës së tij aktrimit në teatër dhe artit të të shkruarit. Ndër veprat e tij më të famshme janë: “The rock garden”, “Cowboys”, “Chicago”, “Icarus’s Mother” , “Red Cross”, “La Turista”, “The Holy Ghostly”, “The Unseen Hand”, “Oh! Calcutta!” , “Operation Sidewinder”, “Mad Dog Blues”, “Black Bog Beast Balt”, “Cowboy Mouth”, “The Tooth of Crime”, “Geography of a Horse Dreamer” ,” Action”, “Angel City”, “Suicide in B Flat”,” Inacoma”, “Curse of the Starving Class” etj.