OPERA PËR TRI GROSH

28

January

Mbi veprën

Opera për tri grosh, ose siç njihet nga origjinali, Opera e lypsarit, është një nga komeditë më të veçanta të Havelit. Ajo u shkruajt në vitin 1972, por u shfaq për herë të parë në 1 nëntor 1976. Ashtu si edhe drama muzikore me të njejtin titull e Bertolt Brehtit, ajo është mbështetur mbi disa motive të veprës Opera e Lypsarit të dramaturgut anglez të sh. XVII, Xhon Geit. Haveli e ka zhveshur veprën e Geit nga burimi i saj muzikor, ka shkurtuar disa nga personazhet dhe është përqëndruar vetëm në lojën plot mirësjellje në dukje, por në thelb të përgjakshme, të pushtetit midis Piçëmit, Mekit dhe Lokit, gjithësecili një personalitet i “shquar” në radhët e policisë dhe grupeve rivale kriminale; veprimi vjen e shpërfaqet plotësisht kur Lokit, komisari i policisë, na zbulohet si bos i fshehtë por absolut i botës së krimit, kryetakticieni i tij.

Mbi autorin

Vaclav Havel lindi në një familje të pasur, në Pragë, më 5 Dhjetor të vitit 1936. Ai vazhdoi studimet universitare me korrespondencë në Akademinë e Arteve për dramë. Gjatë moshës së adoleshencës ai ka marrë mësime private psikologjie nga filozofi i njohur çek J. L. Fischer, i cili pati një influencë të madhe mbi krijmtarinë e tij .Gjatë viteve 1957-1959 Havel mori pjesë në forcat e armatosura të ushtrisë çeke. Ai ishte ndër aktivistët më të rëndësishëm kundër regjimit komunist, dhe kjo solli arrestimin e tij gjatë viteve 1979 deri në 1983. Vetëm pak kohë pas shpalljes së pavarësisë së Sllovakisë, në vitin 1993 Havel u shpall presidenti i parë i Republikës Çeke. Ai vlerësohet për kontributin e tij si një ndër shkrimtarët, eseistët dhe poetët më të famshëm të letërsisë çeke. Në pjesën më të madhe të veprave të tij Havel nxjerr në pah vlerat humane të shtypura të kulturës çeke dhe absurdi është ajo që i karakterizon ato . Ndër veprat e tij më të njohura si shkrimtarë janë: “Motomorphosis”, “Ela, Hela, and the Hitch”, “An Evening with the Family”, “Hitchhiking”, “The Garden Party”, “The Memorandum”, “Guardian Angel”, “Conspirators”, “The Beggar’s Opera”, “Audience” etj.