Mbi veprën
Nuk ka vepër më të rëndësishme të Teatrit Bashkëkohor se sa “Engjëjt e Amerikës”. Një vepër shumëdimensionale e gjithëpërfshirëse ku flitet për dashurinë, seksin, homoseksualetin, fenë, politikën, Zotin dhe për të ndryshmit nga ne, për kuptimin e jetës. Një apel për ndryshim kulturor, për më shumë tolerancë, mirëkuptim, dashuri dhe paqe në botë. – Shenim i regjisorit Arben Kumbaro. Çështja e madhe që na ngrihet përpara është kjo: A na pret fundi, vallë? A do të kemi çlirim prej së shkuarës? Çështja e madhe që na ngrihet përpara është: A mund të ndryshojmë? Me kalimin e kohës? Dhe të gjithë ne e dëshirojmë ardhjen e ndryshimit.
Mbi autorin
Anthony Kushner, i lindur më 16 korrik 1956, është një nga dramaturgët dhe skenaristët amerikanë më të vlerësuar të kohës sonë. Ai është fitues i çmimeve ‘Pulitzer’, ‘Tony Award’, ‘Drama Desk’ për veprën “Engjëjt e Amerikës”, por dhe i shumë çmimeve të tjera. Në 2013 ai u nderua nga Presidenti Barack Obama me medaljen “National Medal of Arts”.