Biografi
Që në moshë të re, ai shfaqi një prirje drejt fushës së artit sidomos në vizatim. Në vitin 2002 ai fillon gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, ku përsëri vazhdon të jetë aktiv në ngjarjet artistike të shkollës si Rin-Fest etj. Në vitin 2006 ai fillon studimet në Akademinë e Arteve, dega regji teatri. Në përfundim të vitit të tretë në Akademinë e Arteve, atij i vjen një ofertë për rolin e Epihodovit në shfaqjen “Kopshti i Vishnjeve”. Menjëherë pas përfundimit të këtij projekti i vjen një tjetër ofertë në veprën “Mirandolina”. Më pas në vitin 2011 punon si as/skenograf në filmin “Amnistia” me regji të Bujar Alimanit. Në vitin 2011 punësohet pranë Teatrit Metropol. Në vitin 2015 punësohet për një periudhë 3-mujore në Teatrin Kombëtar të Komedisë. Po në atë vit punësohet si aktor i Teatrit Kombëtar ku vazhdon edhe ditën e sotme. Mund të përmendim disa nga shumë shfaqjet ku ai ka interpretuar: “Vrasja e Maratit”, “Tartufi”, “Tri motrat”, “Zbutja e kryeneçes”, “Mallkimi i fukarenjve”, “Vëlla dhe motër”, “Opera për 3 grosh”, “Lukrecia Borxhia”, “Makbeth”, “TAG”, “Engjëjt e Amerikës”, “Xhelatët”, “Galaksia” e shumë të tjerë.