Myzafer Zifla

Aktor

Biografi

Myzafer Zifla është diplomuar në Insitutin e Lartë të Arteve (sot: Universiteti i Arteve), dega dramaturgji, më 1986. Ai është aktor i Teatrit Kombëtar që prej qershorit të vitit 2018. Myzafer Zifla numëron mbi 40 role në teatër dhe në kinematografi. Ka interpretuar në disa teatro të Shqipërisë, ku mund të përmendim: Teatrin “Zihni Sako”, Gjirokastër; Teatrin “Bylis”, Fier; Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tiranë; Teatrin “Metropol”, Tiranë; dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë. Disa nga rolet e tij më të spitaura janë: Bekman, në dramën “Jashtë derës” – autor Wolfgang Borchert, regjia Ilir Lluri; Alan, në dramën “Portreti i Dorian Grejit” – autor Oscar Wilde, regjia Kiço Londo; Ili, në dramën “Vizita e damës plakë” – autor Friedrich Dürrenmatt, regjia Kiço Londo; Babai, në dramën “Gjashtë personazhe kërkojnë autorë” – autor Luigi Pirandello, regjia Kiço Londo; Babai, në dramën “Kthimi në shtëpi” – autor Harold Pinter, regjia Carlo Sciaccaluga; Babai i ri, në komedinë “Horoskopi Babilonas” – autor Vangjel Kozma, regjia Spiro Duni; Stenli, në dramën “Tramvaji Dëshirë” – autor Tennessee Williams, regjia Kiço Londo; Princi, në komedinë “Shumë zhurmë për asgjë” – autor William Shakespeare, regjia Carlo Sciaccaluga; Oto Frank, në dramën “Ditari i Ana Frank” – autorë Frances Goodrich dhe Albert Hackett, regjia Armela Dema; Çarli, në dramën “Gusht: portret familjar” – autor Trejsi Letss, regjia Spiro Duni; Çarli, në dramën “Xhelatët” – autor Martin McDonagh, regjia Qëndrim Rijani; Kardinali, në dramën “Galaksia” (Skena nga një ekzekutim) – autor Howard Barker, regjia Rovena Lule; Micel Lovel (dentisti), në komedinë “Martesa të sfilit” – autor Samuel Bobrick dhe Ron Clark, regjia Milto Kutali. Ndër rolet më të spikatura në kinematografi janë: Simo, në filmin “Gurët e shtëpisë simë” – regjia Dhimitër Anagnosti; Ismaili, në filmin “Ismail’ – regjia Giorgos Zafiris; Fuati, në filmin “Mirupafshim” – regjia Giorgos Korras dhe Christos Voupouras; Sheqi, në filmin “Nihterino Dhelto” (Lajmet e mesnatës) – regjia Panos Kokkinopoulos; O ksenos (I huaji), në filmin “Efemeri Poli” (Qytet provizor) – regjia Giorgos Zafiris; O trelos (I cmenduri), në filmin “O horos ton Alogon” (vallja e kuajve) – regjia Christos Voupouras; Serveti, në filmin “Gjoleka djali i Abazit” – regjia Dhimitër Anagnosti; Myzaferi, në filmin “Ena mikro eglima” (Një krim i vogël) – regjia Christos Georgiou; Regjizori, në filmin “Muaji i mjaltit” – regjia Goran Paskaljević; Bekimi, në filmin “Maja” – regjia Pluton Vasi; Mentor Hasa, në filmin “Amaneti” – regjia Namik Ajazi; Doktori, në filmin “Seks, përrallë dhe cellular” – regjia Erion Bubullima.

Contact:

info@teatrikombetar.gov.al