GUSHT: PORTRET FAMILJAR

28

January

Mbi veprën

“Gusht: Portret Familjar” është një komedi e zezë, ngjarjet e së cilës ndodhin në Oklahoma. Anëtarët e familjes Weston janë të gjithë krijesa inteligjente dhe të ndjeshme, por me aftësinë e çuditshme për ta bërë njëri-tjetrin totalisht të mjerueshëm. Një fatkeqësi familjare mbledh njerëzit e afërt dhe skenë pas skene, të gjithë shpalosin njollat e shumta të karakterit të tyre.

Mbi autorin

Tracy Letts ka lindur më 4 korrik 1965 në Oklahoma të SHBA-së, është aktor dhe dramaturg, fitues i çmimin Pulitzer dhe pesë çmimeve Tony Awards në vitin 2007 me dramën “Gusht: Portret familjar”. I frymëzuar nga puna e babait të tij në teatrin e komunës, Letts vazhdoi karrierën e tij në aktrim. Në moshën 20-vjeçare Letts u shpërngul në Çikago, ku nisi rolet e tij të para si aktor dhe ku filloi të shkruante veprat e tij të para. Në vitin 1991, Letts shkroi “Joe Killer”. Skenari ishte aq grafik dhe i dhunshëm, sa asnjë kompani teatri nuk binte dakord për ta prodhuar atë. Dy vjet më vonë Letts dhe disa aktorë të tjerë e realizuan vetë shfaqjen. Kritikat qenë të ndryshme, por nuk e penguan atë të kishte sukses.