Biografi
Neritan Liçaj u diplomua për regjisurë në Akademinë e Arteve (sot: Universiteti i Arteve) në vitin 1995. Ai ka interpretuar në Teatrin Kombëtar që nga viti 1995 dhe është emëruar aktor i brendshëm që nga viti 2000, gjithashtu ka interpretuar në Teatrin Stabile Abruzzo, dhe Teatrin Friuli në Itali, Teatrin Ekperimental Hanover në Gjermani, Teatrin Metropol, Teatrin Aleksandër Moisiu –Durrës, Teatrin Andon Zako Çajupi- Korçë, Teatrin Bylis-Fier, Teatri i Akademisë së Arteve, etj. Ka realizuar mbi 65 shfaqje në teatër dhe 25 role në filma. Ndër rolet më të spikatura janë Hans Schnier – Kllouni “Me syrin e nje kllouni” Heinrich Boll, Frensis Fyelli, Zana dhe Tisbe në “Enderr e nje nate vere” dhe Feste në “Nata e dymbëdhjetë” nga William Shakespeare, Bartolo “Berberi i Seviljes” nga Beaumarchais, Vanja, komedia “Vanja, Sonja, Masha e te tjere”, nga Cristopher Durang, Tartufi në “Tartufi” nga Molier, Baron Tuzenbah “Tri motrat” nga Anton Çehov, e shume të tjerë. Neritan Liçaj ka marrë çmime të ndryshme në disa festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.