Biografi
Në Prill të vitit 2007 Eric Vigner ishte i pari regjisor francez i ftuar nga Teatri Kombëtar në Tiranë për realizimin e një produksioni, ne gjuhën shqipe dhe me aktorët e Teatrit Kombëtar. Duke marrë parasysh historinë politike dhe pasurinë kulturore të vendit, ai vendos të sjellë në skenë “Berberi i Seviljes” nga origjinali “ Barbier de Séville” nga Beaumarchais. Pas kësaj experience të mrekullueshme dhe suksesit të madh që e shoqëroi këtë shfaqje, regjisori Eric Vigner rikthehet pas 10 vjetësh në Shqipëri .Kësaj here ai vendos të shkojë edhe më larg duke na sjellë një vepër shumë të fuqishme , si ’’LUKREZIA BORXHIA’’, kryevepra e autorit të romantizmit Viktor Hygo. Do të jetë pikërisht Tirana, teatri i kësaj historie që zhvillohet në Italinë e shek.XIV, ku rinia e sakrifikuar jeton nën tiraninë e Borxhiave.
Pas studimeve të larta në Artet Plastike, Eric Vigner pranohet në Konservatorin Kombëtar të Arteve Dramatike në Paris. Në vitin 1991 ai krijon kompaninë e tij Suzanne M me shfaqjen e tij të parë “Shtepia e eshtrave” nga Roland Dubillard, e vënë në skenë në një uzinë të braktisur, më vonë ajo do të shfaqet në Festivalin e Vjeshtës në Paris.
Ai ka punuar mbi vepra bashkëkohore dhe klasike, dramatike dhe poetike në bazë të një kërkimi të madh stilistik.Kjo veçanti shprehet në punën e tij mbi veprën e Margarite Duras, Dubillard, Motton, Koltes, De Vos, Hugo, Corneille, Racine, Moliere gjithashtu dhe ne Opera në një bashkëpunim me Orlando de Haendel.
Në vitin 1996 ai emërohet në drejtim të CDDB-Teatri i Lorient, qëndër Kombëtare dramatike ku ai sjell në jetë një projekt artistik me qëllim zbulimin dhe prodhimin e një gjenerate të re meshkuj dhe femra të teatrit, disa prej të cilëve sot janë të angazhuar në shërbim të Teatrit Kombëtar francez.
Puna e tij përtej kufijve do ta drejtojë drejt Koresë së Jugut, ku mblodhi për herë të parë trupën kombëtare të teatrit, muzikës dhe dansit për krijimin e shfaqjes “du jeu du këi jok” në gjuhën koreane, sipas “Borgjezit fisnik” nga Molieri. Spektakli u prezantua edhe në Paris dhe u nderua me cmimin «France Corée » 2004. Shfaqja Berberi i Seviljes nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë në vitin 2013 merr pjese në festivalin «Bonjour India » në Bombey dhe nderohet me cmim. I magjepsur nga diversiteti i kulturave në vitin 2010 ai krijon Akademinë Ndërkombëtare të Teatrit me aktorë të rinj, të huaj dhe francezë.
Në bashkepunim me M/M Paris ai publikon një libër mbi eksperiencën e tij prej vitit 1996-2015 në krye të Teatrit në Lorient . Që prej vitit 2016 me kompaninë e tij Suzanne M, ai ka venë në skenë ‘’Brancus kundër Shteteve të bashkuara të Amerikës” në Teatrul Odeon në Bukuresht të Rumanisë. Për vitin 2018 do të përgatisë “Partage de Midi” nga Paul Claudel në Teatrin Kombëtar të Strasburg-ut.