“Lukrecia Borxhia”

“Lukrecia Borxhia” eshte kryevepra e shkruar ne prozë nga Hygo.E cilësuar si  teatër për popullin, ajo është e pasur me emocione të forta dhe momente kulmore . I frymëzuar nga Shekspiri ai do të na sjellë historinë e një nëne, të quajtur Lukrecia, e cila përpiqet në të gjitha mënyrat të shpëtojë të birin e saj, i cili nuk e njeh të ëmën dhe është fryt  i një marrëdhënie inçesti. Do të shohim se si dashuria merr formën e një vityti për të fshirë krimet e etërve. Por Lukrecia Borxhia është gjithashtu një pjesë politike, ku fatet e individëve takohen me realitetin politik, një histori korrupsioni, vrasjesh, vdekjesh dhe helmimesh në Italinë e shek. XIV.

Kjo vepër nga Viktor Hygo është përkthyer për herë të parë në shqip dhe në një intervistë mbi shfaqjen me gazetarin francez Jean-Luis Perrier, Eric Vigner shprehet: Pjesa fillon me :-“Jetojme ne nje kohe ku njerezit kryejne aq shume akte te tmerrshme” Te tilla jane fjalet e para. Hygoi flet per kaos, per vellavrasje. Dje , TV5 monde, transmetonte prej nje teatri ne Bruksel, nje homazh per viktimat e terrorizmit te dates 22 mars 2016. Vajza e vogel qe hapi ceremonine perdori ekzaktesisht te njejtat fjale. E gjithe ceremonia kishte per qellim te celebronte jeten dhe dashurine si vlera thelbesore te shoqerise sone(…)Terrorizmi i Borxhia-ve i cili, në pjesën e Hygo-së ekzekutohet në mënyre sekrete është terrorizëm politik. Ai i referohet atij të sotmit. Po , Lukrezia Borxhia takohet me realitetin e shek. XXI kjo është vlera e teatrit kur ai ka inteligjencën e Hygo-së.

 

borxhia

Viktor Hygo

Viktor Hygo lindi në 26 Shkurt të 1802 në Besançon dhe vdiq në 22 Maj të vitit 1885 në Paris, është poet, dramaturg dhe prozator, i njohur si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm francez, ai do të mbahet mend gjithashtu,  si një personalitet I shquar politik dhe një intelektual i angazhuar,i cili ka luajtur nje rol të rëndësishëm në historinë e shek të XIX.

Krahas veprave të tij si shkrimtar, në teatër ai përcolli teorinë e tij mbi dramën romantike me veprat:”Hernani”- 1830, “Ruy Blas”- 1838, gjithashtu me “Lucrèce Borgia” dhe “Le Roi s’amuse” (Mbreti argëtohet)

Viktor Hygo ka dhënë një kontribut të madh në ripërtëtitjen e poezisë dhe teatrit, ai ka qënë i admiruar nga bashkëkohësit e tij, por në të njëjtën kohë ka qënë dhe mjaft i kritikuar nga një pjesë e autorëve modern. Ai i ka kultivuar te gjenerata e re një refleksion mbi angazhimin e shkrimtarit në jetën politike dhe sociale duke mbajtur një pozicion politik, i cili i kushtoi dëbimin nga vendi për 20 vite.

Zgjedhjet e tij morale dhe politike, gjatë pjesës së dytë të jetës së tij dhe veprat e tij të jashtëzakonshme e kthyen atë në një personazh emblematik ku Republika e tretë e Francës e nderoi në vdekjen e tij në 22 Maj të vitit 1885 me një Ceremoni mortore madhështore. Eshtrat e tij u shoqëruan ne Panteon në Paris në 1 Qershor 1885.

victor-hugo-

Eric Vigner

Në Prill të vitit 2007 Eric Vigner ishte i pari regjisor francez i ftuar nga Teatri Kombëtar në Tiranë për realizimin e një produksioni, ne gjuhën shqipe dhe me aktorët e Teatrit Kombëtar. Duke marrë parasysh historinë politike dhe pasurinë kulturore të vendit, ai vendos të sjellë në skenë “Berberi i Seviljes” nga origjinali “ Barbier de Séville” nga Beaumarchais. Pas kësaj experience të mrekullueshme dhe suksesit të madh që e shoqëroi këtë shfaqje, regjisori Eric Vigner rikthehet pas 10 vjetësh në Shqipëri .Kësaj here ai vendos të shkojë edhe më larg duke na sjellë një vepër shumë të fuqishme , si ’’LUKREZIA BORXHIA’’, kryevepra e autorit të romantizmit Viktor Hygo. Do të jetë pikërisht Tirana, teatri i kësaj historie që zhvillohet në Italinë e shek.XIV, ku rinia e sakrifikuar jeton nën tiraninë e Borxhiave.

Pas studimeve të larta në Artet Plastike, Eric Vigner pranohet në Konservatorin Kombëtar të Arteve Dramatike në Paris. Në vitin 1991 ai krijon kompaninë e tij Suzanne M me shfaqjen e tij të parë “Shtepia e eshtrave” nga Roland Dubillard, e vënë në skenë në një uzinë të braktisur, më vonë ajo do të shfaqet në Festivalin e Vjeshtës në Paris.

Ai ka punuar mbi vepra bashkëkohore dhe klasike, dramatike dhe poetike në bazë të një kërkimi të madh stilistik.Kjo veçanti shprehet në punën e tij mbi veprën e Margarite Duras, Dubillard, Motton, Koltes, De Vos, Hugo, Corneille, Racine, Moliere gjithashtu dhe ne Opera në një bashkëpunim me Orlando de Haendel.

Në vitin 1996 ai emërohet në drejtim të CDDB-Teatri i Lorient, qëndër Kombëtare dramatike ku ai sjell në jetë një projekt artistik me qëllim zbulimin dhe prodhimin e një gjenerate të re meshkuj dhe femra të teatrit, disa prej të cilëve sot janë të angazhuar në shërbim të Teatrit Kombëtar francez.

 Puna e tij përtej kufijve do ta drejtojë drejt Koresë së Jugut, ku mblodhi për herë të parë trupën kombëtare të teatrit, muzikës dhe dansit për krijimin e shfaqjes “du jeu du këi jok” në gjuhën koreane, sipas “Borgjezit fisnik” nga Molieri. Spektakli u prezantua edhe në Paris dhe u nderua me cmimin «France Corée »  2004. Shfaqja Berberi i Seviljes nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë në vitin 2013 merr pjese në festivalin «Bonjour India »  në Bombey dhe nderohet me cmim. I magjepsur nga diversiteti i kulturave në vitin 2010 ai krijon Akademinë Ndërkombëtare të Teatrit me aktorë të rinj, të huaj dhe francezë.

Në bashkepunim me M/M Paris ai publikon një libër mbi eksperiencën e tij prej vitit 1996-2015 në krye të Teatrit në Lorient . Që prej vitit 2016 me kompaninë e tij  Suzanne M, ai ka venë në skenë ‘’Brancus kundër Shteteve të bashkuara të Amerikës” në Teatrul Odeon në Bukuresht të Rumanisë. Për vitin 2018 do të përgatisë “Partage de Midi” nga Paul Claudel në Teatrin Kombëtar të Strasburg-ut.

 eric_vigner_portrait_4_JJWfoto 1

18766518_10154386555262121_7870720424753643411_o

18738668_10154386554977121_96216224504954956_o

18700709_10154386577227121_3130660739641011290_o

18700698_10154386574812121_3950314037288295660_o18814822_10154386558612121_791278689252042815_o

18766374_10154386558482121_7952837110949829342_o

18739028_10154386581127121_1749971051162034788_o

18700377_10154386575817121_5763721301931894606_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *