THIRRJA E PARË PUBLIKE PËR APLIKIM PËR PROJEKTE ARTISTIKE PËR VITIN 2024
Në mbështetje të Rregullores së Brendshme të Teatrit Kombëtar, shpallim të hapur Thirrjen e Parë për Projekte Artistike për vitin 2024. Njoftojmë të gjithë regjisorët shqiptarë të aplikojnë për projekte artistike si më poshtë:
- Dramë shqipe
- Komedi shqipe (me 1-5 personazhe)
Afati për dorëzimin e dokumentave për Thirrjen e Parë për Projekte Artistike për vitin 2024 do jetë nga data 21.07.2023 deri më datë 01.09.2023, ora 14:00.
Dokumentet që duhet të dorëzohen nga aplikanti:
- Formularin për Aplikime për Projekte në Teatrin Kombëtar (e gjeni në vijim të këtij njoftimi, duke klikuar “SHKARKO KËTU”)
- Curriculum Vitae të aplikantit/regjisorit
- 3 (tre) kopje të tekstit të veprës për të cilën aplikojnë (format A4, shkrim Times New Roman, madhësia e shkrimit 12) pranë Sekretarisë së Teatrit Kombëtar, si dhe versionin elektronik të veprës (format word, shkrim Times New Roman, madhësia e shkrimit 12) në adresën e postës elektronike (e-mail): info@teatrikombetar.gov.al
VINI RE: Mungesa e një prej dokumenteve më sipër përbën shkak për skualifikimin e projektit artistik.