Teatri Kombëtar

Në mbështetje të Rregullores së Brendshme të Teatrit Kombëtar, shpallim të hapur Thirrjen për Projekte Artistike për periudhën Shtator-Dhjetor 2024 dhe vitin 2025. Njoftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për projekte artistike si më poshtë:

  • Dramë
  • Komedi

* VINI RE: Prioritet do të kenë tekstet shqipe.

Afati për dorëzimin e dokumentave për Thirrjen për Projekte Artistike për periudhën Shtator-Dhjetor 2024 dhe vitin 2025 do jetë nga data 11.06.2024 deri më datë 01.07.2024, ora 10:00.

* Dokumentet që duhet të dorëzohen nga aplikanti:

  1. Formularin për Aplikime për Projekte në Teatrin Kombëtar (e gjeni në vijim të këtij njoftimi, duke klikuar “SHKARKO KËTU”)
    (Formulari duhet të dorëzohet fizikisht pranë Sekretarisë të Teatrit Kombëtar, Rruga “Sami Frashëri”, ArTurbina, Tiranë dhe
    elektronikisht në adresën zyrtare: info@teatrikombetar.gov.al
    )
  2. Curriculum Vitae të aplikantit (dorëzohet fizikisht pranë Sekretarisë të Teatrit Kombëtar, Rruga “Sami Frashëri”, ArTurbina, Tiranë)
  3. Formati elektronik i Curriculum Vitae (CV) së aplikantit dërgohet në adresën zyrtare: info@teatrikombetar.gov.al
  4. 3 (tre) kopje të tekstit origjinal ose të përshtatur të veprës. Teksti duhet të jetë i printuar në 3 (tre) kopje (format A4, shkrim Times New Roman, madhësia 12). (dorëzohet fizikisht pranë Sekretarisë të Teatrit Kombëtar, Rruga “Sami Frashëri”, ArTurbina, Tiranë)
  5. Formati elektronik i tekstit të veprës të dërgohet në adresën zyrtare: info@teatrikombetar.gov.al

VINI RE: Mungesa e një prej dokumenteve më sipër përbën shkak për skualifikimin e projektit artistik.