THIRRJE PUBLIKE PËR PROJEKTE ARTISTIKE TË BAZUARA NË DRAMATURGJINË E SHEKULLIT TË XX
Në mbështetje të Rregullores së Brendshme të Teatrit Kombëtar, shpallim të hapur thirrjen publike për projekte artistike të bazuara në dramaturgjinë e shekullit të XX-të. Ftojmë të gjithë krijuesit, regjisorët dhe artistët të paraqesin propozimet e tyre.
I. Kriteret për aplikim:
Të gjithë aplikantët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
• Formular Aplikimi për Projekte Artistike
• Curriculum Vitae (CV) – Një përmbledhje profesionale të karrierës dhe përvojës artistike.
• Sinopsis i shfaqjes – Një përmbledhje e qartë e veprës që mendoni të realizoni.
• Platforma e regjisorit – Përmbledhje e detajuar mbi konceptin regjisorial për projektin, duke përfshirë përfytyrimin artistik (mood board: prezantim vizual me imazhe i konceptit) për kostumet dhe skenografinë. Në përmbajtje të platformës duhet të përfshihet vizioni dhe ideja juaj për veprën, qëllimi i vënies në skenë dhe rëndësia për audiencën (publikun).
*E RËNDËSISHME: Mungesa e një prej dokumentave më sipër përbën shkak për skualifikim e projektit artistik.
II. Afati i aplikimeve do të jetë nga data 05 Maj deri më datë 23 Maj 2025, ora 13:00.
• Pas plotësimit të dokumentacionit të kërkuar, aplikimet duhet të dorëzohen fizikisht pranë Zyrës së Protokollit të Teatrit Kombëtar, në adresën Rr. “Sami Frashëri”, Qendra ArTurbina, Kati II, Tiranë, dhe elektronikisht në adresën zyrtare e-mail: info@teatrikombëtar.gov.al
INFORMACION MBI PROCESIN E PËRZGJEDHJES
Përzgjedhja e projekteve artistike do të kalojë në 2 (dy) faza:
• Faza I– Vlerësimi i propozimit të projektit artistik: Në këtë fazë, Teatri Kombëtar do të shqyrtojë propozimet në bazë të konceptit dhe vizionit artistik.
• Faza II – Vlerësimi i aspektit financiar dhe llogaritja e fondit limit: Pas miratimit të propozimeve artistike në fazën I, projektet do të rishikohen dhe do të vlerësohen duke përllogaritur kostot dhe fondin limit.