Biografi
Flaura Kureta u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura, sot (Universiteti i Arteve) Tiranë, në vitin 2000 Dega dramë (Aktore). Flaura është aktore e Teatrit Kombëtar që prej vitit 2014. Ajo numëron mbi 30 role në teatër. Ka interpretuar në disa teatro të Shqipërisë si: Teatri Kombëtar të Komedisë (TKE), Teatri “Skampa”, Teatri “Bylis” etj. Ajo është angazhuar në shfaqje shumë të suksesshme në Teatrin Kombëtar dhe ka interpretuar me regjisorët më të mirë shqiptarë. Në Itali ka qenë pjesë e Kompanisë Teatrore A.T.I.R. Milano si aktore. Ka marrë pjesë në ture dhe festivale të rëndësishme në Udine, Itali si: Festivali i Vjeshtës dhe “Mittle Fest”. Disa nga rolet e saj më të spikatura janë: Divna te “Doktor Shuster” e autorit Kovaçeviç dhe regji të Spiro Duni; Olga Prozorov te “Tre motrat” me autor A.Çehov dhe regji të Hervin Çulit, Leonora te “Pushteti i grave” i Aristofant me regji të Spirot Duni; Ana te “Babai” i F. Zeller dhe regji të Spiro Dunit; Rozinjol te “Vrasja e Maratit” e autorit Peter Ëeiss dhe regji të Arben Kumbaros; Aktorja e parë te “Gjashtë personazhe kërkojnë autor” e Pirandelos, me regji të Mehmet Xhelilit; Tituba te “Shtrigat e Salemit” e A.Miller, me regji të Spiro Dunit; Sër Tobi te “Nata e dymbëdhjetë” e U.Shekspir, me regji të Altin Bashës; Alisa te “Njeriu që pa vdekjen me sy” e autorit V.Eftimiu, me regji të Spiro Duni; Keren Ueston te “Gusht portret familjar” e autorit Tracy Letts, me regji të Spiro Dunit; Znj. Martin te “Këngëtarja Tullace”, e Joneskos, me regji të Spiro Dunit; Ketlin te “Udhëtim i gjatë drejt natës” e Eugene O’Neill, me regji të Spiro Dunit; Meri te “Këngëtarja Tullace” e Joneskos, me regji të Spiro Dunit; Vana te “S’ka të ngopur” e Dh.Psathait,me regji të Spiro Dunit; Natalia te “Tre shakatë e Çehovit” e Çehovit, me regji të Spiro Dunit; Natalia te “Propozimi” i Çehovit, me regji të Spiro Dunit; Zmejukina te “Dasma“ e A.Çehovit, me regji të Spiro Dunit; Gogolina Astrologe te “Drejt perëndimit” e A.Brahushës, me regji të Spiro Dunit; Aktore te “BAKANTET” e Euripidit, me regji të Serena Sinigaglia, Kompania A.T.I.R; Eva te “Burri i gruas time” e M. Gavran, me regji të Spiro Dunit; Ismena te “Apartamenti XXL-TV” i Stefan Çapaliku, me regji të Naun Shundit, Stefan Çapaliku TK i Komedisë; Marta te komedia “Venecia” e Jorge Accame, me regji të Spiro Dunit ; Aktore te “Ekuba dhe bijtë e saj” e Euripidit, me regji të Tereza Ludovikos, Teatri “Kismet”, Pulia, Itali; Anëtare e Korit te “Trojanët” e Euripidit, me regji të Vangjel Theodoropulos; Zonja Nelson te “Ëndrra e Ismail Qemalit” e B. Kozeli, me regji nga Spiro Duni; Mari Lego te “Edmond” e A.Michalik, me regji nga Indrit Çobani dhe Andia Xhunga; Lorenca te “E Vërteta” e F.Zeller, me regji nga Spiro Duni; Zinaida Zavishna te “Ivanov” e A.Çehov, me regji nga Hervin Çuli.