Biografi
Laert Vasili kreu studimet pranë Akademisë së Arteve (sot: Universiteti i Arteve) në Tiranë. Në vitin 1997, ai diplomohet në Akademinë e Artit Dramatik, pranë Teatrit Kombëtar të Greqisë në Athinë. Në regji dhe në aktrim Laert Vasili ka marrë shumë vlerësime. Ai është një artist, i cili me regjinë e tij ka sjellë risi në teatrin shqiptar, dhe me aktrimin në skenë me role e personazhe nga më të ndryshmit ka marrë shumë duartrokitje. Regjisorë të njohur shqiptarë dhe të huaj i kanë besuar role të ndryshme, ku mund të përmendim: Robert Wilson, Dimiter Gotscheff, Andrew Visnevski, Aleksandar Popovski, Teo Terzopoulos, Roula Pateraki, George Kimulis, Antonis Antypas, Sylvia Liouliou. Disa nga shfaqjet ku ai ka interpretuar janë: “Persët” e Eskilit; “Prometeu i lidhur” i Sofokliut; “Edipi Tiran”; “Elektra”; “Antigona”; “Kush e solli Doruntinën”; “Këngë dashurie me korba”; “Makbeth” i Shkespirit; “Tartufi” i Molierit; “Ditari i një të çmenduri”; “Engjëjt e Amerikës”, etj. Ai është nderuar me titullin ‘Qytetar Nderi i Delvinës’ si dhe disa çmime ndërkombëtare si aktor dhe regjisor.