Biografi
Laedia Hajdari kreu studimet e ciklit të mesëm në Liceun Artistik “Jordan Misja”, degën skenografi e më pas ndoqi ato të larta pranë Akademisë së Arteve (sot: Universiteti i Arteve), dega skenografi/kostumografi. Ajo i përfundoi studimet në vitin 2003, vit ky që shënon edhe bashkëpunimin e parë me Teatrin Kombëtar. Mund të përmendim disa nga shfaqjet ku ajo ka punuar: S’ka të ngopur (2003 ), Drejt perëndimit (2005), Buburreci (2005), Këmbanat e muzgut(2006); Krevati (2008); Penetrimi i shpirtrave (2015); Pushteti i grave (2017); Shirli Valentina (2017); Vdiq mbreti, rroftë mbreti (2018); Gusht: Portret familjar (2019); Galaksia (skena nga një ekzekutim) (2020).