Spiro Duni

Regjisor

Biografi

Spiro Duni ka lindur në Vlorë, më 21.10.1957. Ai kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot: Universiteti i Arteve) Tiranë në vitet 1979 – 1983 dhe u diplomua si regjisor në vitin 1984. Në vitin 1991 specializohet në Itali si regjisor teatri. Regjisor i shumë produksioneve teatrale të autorëve të njohur botëror si: Cehov, Juxhin, O’Neil, Tennessi William, Arthur Miller, Tom Murphy etj. Ai ka realizuar shumë shfaqje të suksesshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Spiro Duni është regjisor në Teatrin Kombëtar që prej vitit 2014. Fitues i disa cmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij është spikatur edhe si aktor në më shumë se 11 filma në kinematografinë shqiptare.

Si regjisor veçohen realizimet me Teatrin Skampa të veprave:

“Dy krisma në Paris”; “Kyçi i artë”, “Shtegu i zënë”, “Ëngjëjt e skëterrës”, “Turneu”,

“Nëpërkat”, “Dhelprat e vogla”, “Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë”, “I pangopuri”, “Babai”.

Me Teatrin Kombëtar ka vënë në skenë veprat:

Triptikun “Tre shakatë e Çehovit”; “S’ka të ngopur”; “Macja në çatinë e nxehtë”; “Drejt perëndimit”; “Doktor Shuster”; “Ëndrra e Ismail Qemalit”; “Shtrigat e Salemit”; “Udhëtim i gjatë drejt natës”; “Spiuni i Ballkanit”; “ Pushteti i grave”; “Gusht Portret Familjar”; “Mbroni Shpellarin”; “Këngëtarja tullace”; “Fishkëllimë në errësirë”, “Babai”.

Vepra të vëna në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

“Njeriu që pa vdekjen me sy”, në Teatrin Kombëtar Prishtinë,

“Zi e më Zi”, me kompaninë A. Moisiu në Neë York,

“Perëndeshë e bukurisë” në Teatrin Andon Zako Çajupi; “Horoskopi Babilonas” Teatri “Bylis”,

“Shtëpia pa dritare” në Teatrin Petro Marko; “Këngëtarja Tullace” Teatri “Bylis”.

Regji filmi: “Kronikë e atyre viteve”, skenari Dhimitër Xhuvani.

Rolet (si aktor) më të spikatura në kinematografinë shqiptare:

Leka, në filmin “Gurët e shtëpisë time”, regjia Dhimitër Anagnosti;

Guri në filmin “Apasionata”, regjia Kristiaq Mitro dhe Ibrahim Muça;

Pirati në filmin” Misioni përtej detit”, regjia Lisenko Male;

Astriti në filmin “Në çdo stinë”, regjia Viktor Gjika;

Adi në filmin “Treni niset në 7 pa pesë”, regjia Spartak Pecani;

Çmimet:

1988 – Çmimi A. Moisiu “Regjia më e Mirë” me shfaqjen “Turneu”, me autor Pirro Mani.

1989 – Çmimi “Regjia dhe Shfaqja më e Mirë” me komedinë “Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë”, me autor Pëllumb Kulla.

2006 – Çmimi i Parë në Festivalin Ndërkombëtar “Kosova N’Fest” si “Shfaqja më e Mirë” me komedinë “Drejt perëndimit”

Fitues i “Akademisë Kult”, Regjisori më i Mirë për vitin 2013 me shfaqjen “Doktor Shuster”, Teatri Kombëtar.

Contact:

info@s.com