Niada Saliasi

Aktore

Biografi

Niada Saliasi përfundoi studimet e larta në Akademinë e Arteve (sot: Universiteti i Arteve) në vitin 2008. Gjatë kësaj periudhe, Niada luan disa role në film e seriale televizive: Vajzën te “Familja” me regji të S.Racaj , Nënë Terezën te filmi me të njëjtin titull dhe Almën te seriali “Dhembja e dashurisë” me regji nga Y.Pepo. Pas diplomimit në master në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në vitin 2010, ajo vijon të shfaqë talentin e saj në skenën e teatrit me disa role si: Koko te “Salla e banjës”, Marilyn te “Dorëzimi”, Nora te “Shtëpi kukulle” etj. Niada Saliasi është një prej aktoreve më të talentuara të brezit të ri, që i është bashkuar trupës artistike të Teatrit Kombëtar. Në skenën e T. Kombëtar, ajo ka spikatur në mjaft role, ku mund të përmendim: Nikotina te “Pushteti i grave” me regji të S.Dunit, Poli te “Opera për 3 groshë” me regji të M.Xhelilit, Magjistrica te “Makbethi” me regji të K. Kapexhiut, Xhastin te “Frankenshtain” me regji të I.Bokshit, Xhini te “Gusht: Portret familjar” me regji të S.Dunit, Dementia te “Galaksia” me regji të R.Lule – Kuka etj.

Contact:

info@teatrikombetar.gov.al