Biografi
Luli Bitri u diplomua në Akademinë e Arteve (sot: Universiteti i Arteve) në Tiranë, në vitin 2004. Që ende student, ajo interpretoi në shumë pjesë teatrale dhe filma artistike. Ajo fiton vëmendjen e mediave ndërkombëtare me pjesëmarrjes e saj në disa filma, të cilët konkuruan në festivale të rëndësishëm të filmit, duke fituar disa çmime si aktorja më e mirë. Filma si : “Amnesty”, “Open Door”, “My Destiny”, “Holy Boom” etj. Luli Bitri ka intepretuar në disa shfaqjet teatrale, ku mund të përmendim: “Stinë e mërzitshme në Olimp” nga Ismail Kadare, “Kopraci” nga Molier, “Goodbye dashuri” nga Arben Kumbaro, “Kulla e fildishtë” nga Ronald Harwood, “Muzika dy” nga Margaret Duras , “Closer” nga Patrik Marber, “Më e vërtetë se e vërteta” nga Martial Courcier, “Pse nuk rri për mëngjes” nga Ray Cooney, “Një puthje mbi zemër” nga Michele Placido, “Vrasja e Maratit” nga Peter Weiss, “Equus” nga Peter Shaffer, “Makbeth” nga Shekpsir, “Engjëjt e Amerikës” nga Tony Kushner, “Gusht Portret familjar” nga Tracy Letts. Ajo u bë pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar në vitin 2017.